Ymeri: VV shpreson në finalizimin e marrëveshjes me Bllokun

Visar Ymeri, i Lëvizjes Vetëvendosje, tha të hënën mbrëma se kjo javë do të duhej të ishte java kur do ta kuptojnë qëndrimin e bllokut LAN përballë Vetëvendosjes.

Lajme

09/09/2014 00:45

Sipas fjalëve të Ymerit në emisionin Zona B të Klan Kosova, Vetëvendosje pret që këtë javë ta ketë formalizimin e marrëveshjes ndërmjet Bllokut LDK-AAK-Nisma “dhe në momentin që ta finalizojmë këtë marrëveshje do ta kemi një koordinim të aktivitetit tonë në Kuvend”.

“Do të kishte qenë mirë të formalizohej marrëveshja para seancës së 12 shtatorit. Opsioni i vetëm më i mirë për Kosovën mbetet krijimi i qeverisë mes bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosjes”, vlerësoi ai.