Ymeri: Socialdemokracia është reformë e sistemit të korruptuar politik
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se që nga sot do të nis një etapë e re për politikën në Kosovë.

Lajme
“Ne do të punojmë për ta rritur demokracinë, sovranitetin, mirëqenien, arsimin, shëndetësinë. Është detyrë e jona t’i përmbushim të dy pjesët. Duhet të jemi demokrat dhe duhet të insistojmë që kjo Republikë dhe kjo ekonomi të jetë në shërbim të shoqërisë”, ka thënë Ymeri raporton lajmi.net.
Sipas tij, socialdemokracia është reformë e sistemit politik të korruptuar.
“Socialdemokracia është reformë e sistemit politik të korruptuar si dhe ekonomi e cila punon për të gjithë e jo vetëm për ata që kanë”, është shprehur nënkryetari i PDS-së.
Ymeri ka theksuar se PSD përkushtohet për një shoqëri demokratike./Lajmi.net/