Ymeri: Prishtina e Tirana, të ushtrojnë trysni për ndaljen e dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Kumanovë të Maqedonisë, ka kërkuar që Kosova dhe Shqipëria të ushtrojnë trysni ndaj Qeverisë së Maqedonisë , që të ndalet dhuna nga policia dhe ushtria maqedonase.

Lajme

09/05/2015 12:27

Ymeri në një postim në Facebook, ka shkruar se sot të gjithë jemi me shqiptarët në Kumanovë  të cilët vazhdojnë të përballen me pasiguri të madhe.

“Institucionet në Prishtinë dhe në Tiranë duhet të kthehen kah shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, dhe të nisin menjëherë të ushtrojnë trysni ndaj regjimit të Gruevskit që të ndalet dhuna ushtarake dhe policore”.

“Sot mendja e zemra e neve të gjithëve, është me shqiptarët në Kumanovë, të cilët edhe në vitin 2015 përballen me pasigurinë ekstreme”, ka shkruar Ymeri.