Visar Ymeri: OKB-ja nuk mund ta formojë Gjykatën Speciale për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se nëse Gjykata Speciale nuk kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë ajo nuk do të kalojë as në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lajme

11/03/2015 07:58

Ymeri në një intervistë për gazetën ‘Zëri’, ka thënë se më këtë gjykatë nuk merre OKB-ja, prandaj ai ka kërkuar që të mos votohet themelimi i saj.

Ai ka rikonfirmuar qëndrimin kundër themelimit të Gjykatës Speciale të Vetëvendosjes, që sipas tij, shkel mbi parimet bazë të Shtetit të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka përjashtuar as protestat si mundësi për kundërshtimin e këtij mekanizmi që do të hetojë ish-pjesëtarët e UÇK-së, të dyshuar për krime lufte.

“Mendoj që çështja e themelimit të një gjykate nga OKB-ja për këto çështja ka qenë më shumë një blof se sa që është realitet. Nëse lexohen me vëmendje dokumentet bazë të kësaj organizate, aty shihet që në fakt janë vetëm disa prej sektorëve, apo disa prej llojeve të krimeve për të cilat OKB-ja mund të themelojë një gjykatë”.

OKB-ja mund të formojë gjykatë në rast dyshimeve për gjenocid, për dyshime për krime të rënda kundër njerëzimit e kështu më radhë. Dhe krimet që aludohen për rastin që po flasim, nuk bëjnë pjesë këtu”, ka thënë Ymeri.