Ymeri kërkon kontratat e shitblerjes së energjisë për periudhën 2000–2026, çështja në votim javën e ardhshme

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri ka kërkuar në Komisionin për Ekonomi Kontratat e Shitblerjes së Energjisë Elektrike për 5 vitet e fundit, duke ofruar që kërkesa të zgjerohet për periudhën 2000–2026, nëse pajtohen anëtarët e Lëvizja Vetëvendosje. ‘Çështja pritet të diskutohet javën e ardhshme dhe më pas të hidhet në votim”, tha…

Lajme

24/02/2026 12:48

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri ka kërkuar në Komisionin për Ekonomi Kontratat e Shitblerjes së Energjisë Elektrike për 5 vitet e fundit, duke ofruar që kërkesa të zgjerohet për periudhën 2000–2026, nëse pajtohen anëtarët e Lëvizja Vetëvendosje.

‘Çështja pritet të diskutohet javën e ardhshme dhe më pas të hidhet në votim”, tha Ymeri.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kam kërkuar Kontratat e Shitblerjes së Energjisë Elektrike për 5 vitet e fundit. Po ashtu nëse kërkohet nga anëtarêt e VV-së jam pajtuar që shtrirja kohore e kërkesës mund të jetë nga viti 2000-2026 që përfshin çdo parti politike në pushtet. Rezultati, tema mbet të diskutohet javës së ardhshme në Planin e Punës dhe shpresoj që sa më herët të hidhet në votim./Lajmi.net/