Ymeri: E çuditshme se si LDK e ka nominuar Hotin për kryeministër, nuk është personi i duhur për këtë detyrë

Visar Ymeri thotë se është befasuar se si LDK e ka nominuar për kryeministër Avdullah Hotin.

Lajme

29/05/2020 23:48

Sipas tij, Hoti nuk ka qenë personi i  duhur për këtë detyrë.

“E çuditshme se si LDK e ka nominuar Avdullah Hotin, nuk kam ndonjë vërejtje, mendoj se ai ka qenë ministër i mirë. Logjika e ministrit të financave për nga natyra duhet të jetë shumë konzervator sepse e ka detyrë me rujt buxhetin e shtetit. Prandaj besoj se nuk ka qenë personi i duhur për këtë”, ka thënë Ymeri në Klan Kosova.