Ymeri: Do t’u tregojmë se marrëveshja me LAN nuk është gabim
Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar, është po ajo që ka qenë. Ai vlerësoi se kjo lëvizje i ka në përdorim të gjitha mjetet demokratike, duke u nisur nga aktiviteti në Kuvend, por edhe n demonstrata e aksione.

Lajme
Ymeri në një intervistë për “Epokën e Re” ka folur edhe për dorëheqjet e fundit të disa anëtarëve të saj që kanë ndodhur si hidhërim për arritjen e marrëveshjes me bllokun LDK-AAK-Nisma.
Ai ka thënë se në rrugëtimin që kanë përpara do të kenë mundësi të riflasin me të gjithë ata që sot janë tërhequr nga shqetësimi, se ecja përpara e VV-së në këtë marrëveshje është gabim.
Ymri ka bërë të me dije se marrëveshja e arritur me LAN-in më 10 shtator nuk do të ndryshohet. Ai ka thënë se Lista Serbe nuk ka problem me Vetëvendosjen por këtë problem e ka Serbia. (Epoka e Re)