Ymeri: Adem Jashari mbetët mësuesi kryesor i historisë tonë
Me rastin e festës së 28 Nëntorit, datë kjo në të cilën shënohet edhe ditëlindja e Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Lajme
Kryetari i VV-Visar Ymeri tha se sakrifica dhe jehona e familjes Jashari nuk do të vdes kurrë.
“Në këtë ditë që nuk vdes kurrë, më 28 Nëntor, ka lindur një njeri që nuk vdes kurrë. Ai është Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij i solli lulet e para lirisë së Kosovës. Sakrifica e kësaj familjeje dhe jehona e kësaj sakrifice nuk do të vdes kurrë, sepse na mëson se çka duhet të bëjë njeriu, çka duhet të jetë i gatshëm të bëj njeriu, për lirinë e vet dhe për dinjitetin e popullit të vet. Adem Jashari vazhdon të mbetet mësuesi kryesor i historisë tonë, dhe si i tillë, vepra e tij, jeta e tij dhe dëshmia e tij janë të pavdekshme dhe do të jetojnë përherë në zemrat dhe mendjet tona”, tha Visar Ymeri.
Përveç Ymerit, për homazhe ishin edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovë,s Aida Dërguti si dhe deputeti, Rexhep Selimi,