Yllka Kuqi shfaqet e lumtur në krahët e bashkëshortit

Yllka Kuqi është shfaqur më e lumtur se kurrë krah bashkëshortit të saj.

ShowBiz

07/03/2019 23:41

Këngëtarja Yllka Kuqi ndodhet në Belgjikë së bashku me bashkëshortin, shkruan lajmi.net.

Nga atje Yllka i ka publikuar disa foto, në njërën prej tyre ia ka shprehur dashurinë publikisht e në tjetrën duket tejet e lumtur pranë tij.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Astrit Pallaska e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre tetë vite më parë. Dyshja shpesh publikojnë foto bashkë nëpër rrjete të ndryshme sociale, si ai Instagram.

Sa i përket projekteve muzikore këngëtarja së fundmi e ka publikuar këngën “Je dashnia” projekt ky i cili u pëlqye nga publiku./Lajmi.net/