Yllka Kuqi me mesazh të fuqishëm për gratë

Yllka Kuqi ka shkruar mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë kudo që janë.

ShowBiz

08/03/2019 21:35

Yllka Kuqi përmes rrjeteve sociale ka uruar gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie sensuale, këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë të gjitha femrave me mesazhin që femra duhet të ndihet rehat në lëkurën e saj.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I YLLKËS, PA NDËRHYRJE:

“Dedikuar femrës…Me këto foto kam dashur te shprehë atë që unë adhuroj tek të gjitha ato femra që më kanë inspiruar ndër vite e që janë të shumëta…Adhurojë butësinë, forcën, ambiciet dhe prezencën që një femër ka…Sensualitetin dhe guximin që ta shprehë atë lirshëm e me krenari pa frikën e paragjykimit e gjykimit nga të tjerët…Adhuroj feminitetin, intuiten dhe pozitivitetin e një femre, vyrtyte të cilat kanë forcën të shpëtojnë edhe botën nga shembja…Unë besoj që çdo femër e ka brenda vehtes këtë pasuri dhe krejt çka i duhet është besimi tek vetja dhe TË NDJEHET REHAT NË LËKURËN E SAJ…Urime 8 marsi ?”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Buwp2rPnvFx/