Yllka Kuqi me dedikim prekës për shoqen e ndjerë: Kam mall për ty..

Sot shënohet Dita e Çlirimit në Gjakovë.

ShowBiz

14/06/2018 18:37

Shumë nga njerëzit kanë humbur personat më të rëndësishëm në jetë për shkak të luftës që është zhvilluar në Kosovë, shkruan lajmi net.

Meqë jemi tek kjo ditë, edhe këngëtarja nga Gjakova Yllka Kuqi ka dikë për të kujtuar në këtë datë.

Përmes një fotografie që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, Yllka bën të ditur se kjo për të vjen me ndjenja të gëzimit dhe dhimbjes bashkë, ku ajo kishte humbur shoqen.

“Urime Dita e Çlirimit Gjakovë ! Kjo dite per mua dhe per shume te tjere vjen me ndjenja te gezimit e dhimbjes bashke…Sot kam mall per shoqen me t’mire qe nuk e jetoj kete dite e as ditet tjera pas.. e kujtoj e ia dedikoj festen asaj…My bff Yllka Domi”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkAOBt4nHIc/?hl=en&taken-by=yllkakuqi