Yllka Kuqi, Baby Brown dhe Cengiz Elmaz sjellin ‘Selfmade Superstar’

Yllka Kuqi ka publikuar bashkëpunimin e ri.

ShowBiz

28/02/2020 16:31

Yllka Kuqi ka pak ditë që është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja në këtë periudhë kur është e përkushtuar shumë tek vajza, ka menduar edhe për fansat e saj.

Ajo publikoi bashkëpunimin “Selfmade Superstar” në bashkëpunim me Baby Brown dhe Cengiz Elmaz.

Kësaj kënge, që është përpunim i projektit “Do t’i kallim”, ata ia shoqëruan edhe videoklipin, i cili është realizuar muaj më parë.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Selfmade Superstar” nga Yllka, Baby Brown dhe Cengiz Emaz. /Lajmi.net/

YouTube player