Yllit të Liverpoolit i ofrohet kontratë trevjeçare nga gjiganti evropian

Bayern Munich ka kontaktuar yllin e Liverpoolit, Gini Wijnaldum në mënyrë që ta transferojë si agjent të lirë gjatë verës.

Sport

11/05/2021 14:33

Lajmet për interesimin e Bayernit, erdhën disa ditë, pasi agjenti i holandezit konfirmoi ofertën nga “Bavarezët”, gjë që zemëroi Jurgen Kloppin dhe mbështetësit e “Reds”, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit turk, Ekrem Konur, kampioni i Gjermanisë i ka ofruar kontratë trevjeçare, derisa vazhdojnë bisedimet për të arritur marrëveshje në pagat e lojtarit.

Wijnaldum ka qenë titullar i pazëvendësueshëm në këtë periudhë të vështirë, pavarësisht që i skadon kontrata në qershor.

Klopp ka besim të plotë te Wijnaldum dhe ka provuar ta bind për rinovimin e kontratës, por lojtari thuhet se preferon sfidë të re.

Duke marrë parasysh se nga Bayern do largohen disa yje si David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez, andaj do ta kenë më të lehtë ta sjellin mesfushorin në “Allianz Arena”./Lajmi.net/