Ylli – Trepça, sot zhvillohet finalja e parë

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale në kuadër të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës.

Sport

22/05/2022 10:57

Dy ekipet finaliste janë Golden Eagle Ylli dhe Trepça, shkruan lajmi.net..

Ylli në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën me rezultat 3:0, kurse Trepça eliminoi Pejën 3:1.

Skuadra nga Suhareka është kampione në fuqi e Kosovës, derisa mitrovicasit synojnë titullin e parë pas dhjetë viteve.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet sot nga ora 17:30 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë./Lajmi.net/