Ylli për rastin e abuzimeve: Ti që thu ‘e ka lyp vet’, ti je ma tmerr se dhunuesi

Yll Limani ka folur rreth abuzimeve seksuale.

ShowBiz

05/06/2020 21:17

Rasti me dhunimin e 15-vjeçares në Tiranë ka nxitur debat publik, madje edhe protesta, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këto raste kanë reaguar edhe shumë prej emrave të njohur, të cilët kanë dënuar ashpër rastet e tilla.

Këngëtari Yll Limani me anë të një postimi në Instagram bëri thirrje që të edukohen djemtë dhe t’i lënë vajzat rehat.

“Ti që thu “e ka lyp vet”, ti je ma tmerr se dhunuesi. Ti që menon që ngacmimi, prekja e padëshirume, presioni ose kërcënimi për me kry marëdhënie s’jon abuzim seksual, lista o hala ma e gjatë… Leni qikat rahat, edukoni djemt!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/