Ylli i madh i Barcelonës ka veturën e ‘vjedhur’ (FOTO)

Basketbollistit të Barcelonës, Tyrese Rice i është bërë një akuzë e çuditshme.

Sport

24/12/2016 15:33

Tyrese Rice ka bërë të ditur se i ka ndodhur një ngjarje e çuditshme.

Basketbollisti i Barcelonës ka bërë një postim në Twitter ku është ankuar se një polic e ka ndalur në rrugë me një akuzë të pabesueshme, përcjell “lajmi.net”.

“Polici më ndali dhe më tha se e kam vjedhur veturën time. Kjo është e çmendur”, shkroi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.