Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Ylli i Tottenham gjobitet rëndë, shkeli tri herë rregullat e karantinës

8:01 | 23 Maj 2020

Drejtuesit e Tottenham do të gjobisin mbrojtësin Serge Aurier me rreth 150 mijë euro pasi shkeli rregullat e distancimit social tri herë.

Aurier ka postuar një fotografi te frizeri i tij Justin Carr në Instagram disa ditë më parë, duke shkelur rregullat e karantinës.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ftoi floktarin në shtëpinë e tij për të pasur një “frizurë” të re para rikthimit në stërvitje me Tottenham.

Kjo ishte hera e tretë që ai theu rregullat e karantinës.

Ai u filmua fillimisht duke vrapuar me një mik, dhe më pas postoi një tjetër video në Instagram duke u stërvitur në park me shokun e skuadrës nga Spurs./Lajmi.net/