Ylli i Schalke ëndërron të luajë për Man Utd

Sulmuesi i Schalke, Ahmed Kutucu ka zbuluar ambicien e tij për të luajtur në Premierligë "një ditë", ndërsa fliste për një transferim të mundshëm të "ëndrrave" te Manchester United.

Sport

21/11/2019 10:09

Kutucu erdhi nga radhët e ekipit të rinjve të Schalke para se të futej në ekipin senior në vitin 2018 dhe debutoi në një fitore të Ligës së Kampionëve ndaj Lokomotiv Moskës më 11 dhjetor.

19-vjeçari shënoi golin e tij të parë në Bundesligë në një fitore në udhëtim te Stuttgart 11 ditë më vonë dhe vazhdoi ta përfundojë sezonin me tre gola nga 15 paraqitjet në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

“Premierliga është një ligë e bukur dhe e veçantë dhe një ditë dua të luaj atje”, i tha ai Fanatik.

“Tifozët janë të përfshirë dhe afër fushës, dhe unë mendoj se atmosfera është shumë mbresëlënëse. Në ato faza, ju doni të luftoni deri në fund, madje edhe me rraskapitje totale”.

Kur u pyet se ku do të dëshironte të përfundonte ndërsa karriera e tij bën progres, ylli i Schalke e renditi United si një nga destinacionet e tij të “ëndrrave”. /Lajmi.net/