Ylli i Real Madridit thotë se po u mungon shumë Cristiano Ronaldo

Lojtarët e Real Madrid po pyeten në vazhdimësi për mungesen e Cristiano Ronaldos.

Sport

04/03/2019 14:02

I fundit që është pyetur në lidhje me Cristinao Ronaldon është edhe Luka Modric.

Mesfushori kroat ka thënë se ylli portugez është një mungesë e madhe për ta, gjersa është deklaruar për ndeshjen e dytë ndaj Ajaxit.

“Sigurisht, Cristiano Ronaldo është një mungesë për ne dhe që është pothuajse e pamundur që të gjesh një zëvendësues për të”, tha fillimisht Modric, përcjell lajmi.net.

“Ajo që ka bërë ai për këtë klub dhe për ne, është diçka e madhe, natyrisht që ne jemi të humbur.

“Klubi u përpoq që me daljen e tij të sjell disa lojtarë që ta mbulonin atë pozitë, por natyrisht së vërehet mungesa e tij.

“Cristiano shënoi pothuajse në çdo sezon nga 50 gola, andaj pak kush mund ta bëjë atë gjë.

“Ne duhet të vazhdojmë tutje, pasi klubi ka vënë besimin në Bale, Asensio, Karim, Mariano dhe Vinicius, i cili po bënë shumë mirë.”, ka shtuar më tej kroati. /Lajmi.net/