Ylli i PSG-s po transferohet në La Liga

PSG pritet t’i humbet disa lojtarë në afatin kalimtar të verës.

Sport

16/04/2019 15:08

PSG do t’i bëjë disa ndryshime në skuadër, gjersa do t’i shet disa lojtarë.

Skuadra franceze po e humbet Giovani Lo Celson, pasi lojtari po transferohet te Real Betis, përcjell lajmi.net.

Skuadra spanjolle e ka në huazim talentin deri ën fund të këtij sezoni, gjersa dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë që ta blejë kartonin e tij.

Lo Celso ka shënuar 15 gola në 40 ndeshje në këtë sezon deri më tani, ndërsa Betis do t’i paguajë 30 milionë euro për shërbimet e tij. /Lajmi.net/