Ylli i Premierligës është homoseksual, ka frikë ta bëj publike

Një lojtar i Premierligës ka pranuar se dëshiron ta bëj publik orientimin e tij seksual, por klubi i tij është i shqetësuar për reagimet e tifozëve.

Sport

23/07/2019 22:49

Futbollistit në fjalë i është kërkuar të mos e bëj publike orientimin e tij pa marrë pëlqimin e klubit.

Ai në vazhdimësi është duke biseduar me drejtuesit e skuadrës, por ende nuk ka diçka konkrete, përcjell lajmi.net.

“Është vendim i madh për të vendosur që futbollisti ta bëjë publike se është homoseksual”, i është SunSport nga një burim i sigurt.

“Por, pasi i tregoi klubit të tij, zyrtarët janë shprehur tejet të rezervuar”, vlerësoi burimi në fjalë.

Tutje, raportohet se klubi në fjalë i ka dalë në mbrojtje futbollistit emri i të cilit ende nuk dihet, por që ka shqetësime për reagimin e tifozëve. /Lajmi.net/