Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Ylli i NBA shërohet nga koronavirusi

23:50 | 25 Mars 2020

Periudha e Christian Wood me koronavirus duket se ka mbaruar.

Wood, i vetmi basketbollist i Detroit Pistons që dihet se ka kontraktuar virusin, po “ndjehet mirë dhe është shëruar plotësisht”, sipas agjentit të tij, Adam Pensack.

Wood është një nga 10 lojtarët e NBA që dihet se ka testuar pozitiv për COVID-19, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e fundit me Pistons ishte më 11 mars, natën që NBA pezulloi sezonin për shkak të pandemisë koronavirus. Testi pozitiv i Wood ishte raportuar më 14 mars.

Sipas Organizatës Botërore të Heathit, koha mesatare e rimëkëmbjes për raste të buta të COVID-19 është rreth dy javë; është tre deri në gjashtë javë për raste të rënda ose kritike. /Lajmi.net/