Ylli i NBA me donacion të madh për luftën kundër koronavirusit

Të gjithë janë bashkuar në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Sport

02/04/2020 19:46

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, është duke luftuar me të gjitha mjetet kundër koronavirusit.

Yjet e kësaj lige po japin kontributin e tyre. I fundit që ka bërë një gjë të tillë është edhe Al Horford i Philadelphia 76ers.

Shams Charania raporton se Al Horford ka dhuruar 500 mijë dollarë si ndihmë për luftën kundër koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Këto ndihma ai i ka ndarë për Republikën Dominikane dhe për regjionin e Michigan/Gainesville, FL./Atlanta/Boston/Philadelphia në ShBA.

Vlen të përmendet edhe ndihma e Anthony Davis, i cili ka dhuruar racione ushqimi falas për të gjithë mjekët në LA. /Lajmi.net/