Ylli i NBA krahason vetën me Ronaldon

Senzacioni i NBA këtë sezon, Luka Doncic, ka krahasuar vetën e tij me Cristiano Ronaldon, në një aspekt shumë interesant.

Sport

05/11/2018 17:39

Ish lojtari i Real Madrid  në një intervistë për “Marca” ka analizuar startin e mirë të tij në NBA,  vështirësitë e tij, lojën kundër LeBron James dhe shumë gjëra tjera, transmeton lajmi.net.

Cili “7” i mungon më shumë Real Madridit, ti apo Cristiano? Ishte pyetja e gazetarit drejtuar basketbollistit.

“[Duke qeshur] Mendoj se Madridit i mungon më shumë Cristiano, sepse ai është një prej më të mirëve në botë” ishte përgjigja e sllovenit.

Doncic gjithashtu ka thënë se ishte e mrekullueshme të luante kundër LeBron James, duke thënë se ai është idoli i tij. /Lajmi.net/