Ylli i NBA, Kanter, i shqetësuar – thumbon Erdoganin: Turqia nuk mund të lihet në duart e një diktatori

Problemet për Enes Kanter, të cilat janë të lidhura me politikën turke, duket se nuk kanë të ndalur.

Sport

15/09/2019 09:29

Ylli i Boston Celtics ka komentuar përsëri gjendjen alarmante në Turqi, duke rikujtuar problemet me të cilat ai përballet, edhe pse jetën e tij e bën në SHBA.

Lojtari i Celtics, ka thënë se turqit nuk mund të lihen në duart e një diktatori, duke shfaqur shqetësimin e tij për bashkëkombësit e tij.

“Turqia nuk mund të lihet në fatin e një diktatori. Njerëzit e dinë historinë time, pasi unë luaj në NBA, por ka me mijëra familje në Turqi që kanë histori më të këqija se unë” ka thënë basketbollisti i Boston Celtics, transmeton lajmi.net.

Enes Kanter është kërcënuar me arrestim nga qeveria turke, pas komenteve të lojtarin anti – Erdogan.

Ai nuk kishte pasur guximin të luante as në miqësoret që ish skuadra e tij asokohe, New York Knicks, luante në Londër.

Kujtojmë se edhe familja e yllit të NBA është kërcënuar, madje edhe me heqje të shtetësisë. /Lajmi.net/