Ylli i Milanit i hapur për transferim te Man Utd

Mesfushori i Milanit, Ismel Bennacer, është i hapur për një kalim te Manchester United.

Sport

04/07/2020 11:46

22 vjeçari ka bindur me paraqitjet te Milan në sezonin e parë, pas transferimit nga Empoli.

Dëshira e tij mbetet për të qëndruar te Milan edhe për një sezon, por raportohet se një interesim i Manchester United, i ka tunduar mendjen Bennacer.

Bennacer edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit anglez, ku ishte pjesë e Arsenal, edhe pse nuk ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën e parë.

Kartoni i Bennacer cilësohet rreth 30 milionë euro./Lajmi.net/