Ylli i Manchester Unitedit i hapur që të largohet në verë

Mbrojtësi Eric Bailly ka vendosur të mos nënshkruajë kontratën e re me Manchester Unitedin dhe është i përgatitur të largohet gjatë verës.

Sport

14/04/2021 15:41

Mbrojtësi me prejardhje nga Bregu i Fildishtë është në sezonin e pestë në “Old Trafford” dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratën momentale, përcjellë lajmi.net.

Bailly ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje si titullar në Premierligë, sidoqoftë, sipas Daily Mail, lojtari është i gatshëm të largohet.

Me Unitedin në treg veror në kërkim të një qendërmbrojtësi, 27-vjeçari duhet të pranojë që edicionin në vijim nuk do zhvillojë shumë minuta.

Unitedi është i fokusuar në transferimin e Raphael Varane nga Real Madrid që ta bëj partner për Harry Maguiren.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse francezi do largohet nga “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/