Ylli i Man Utd, transferimi i parë i Contes te Inter

Inter do të bëhet me trajner të ri me të përfunduar sezoni 2018/2019 në Serie A.

Sport

22/05/2019 23:46

‘Zikaltërit’ kanë vendosur të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin aktual, Luciano Spallettin, i cili drejtojë Interin për dy sezone.

Ish trajneri Juventusit dhe Chelsea, Antonio Conte, do të marrë drejtimin e Interit.

Mediet në Itali raportojnë se Inter dhe Conte do të nënshkruajnë kontratë tri vjeçare.

Transferimi i parë i Contes te Inter mund të vijë nga Manchester United.

Bëhet fjalë për sulmuesin Romelu Lukaku, që pëlqehet shumë nga tekniku italian./Lajmi.net/