Ylli i Man Utd: Më mungon Mourinho

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof ka rrëfyer se i mungon Jose Mourinho, të cilit ia jep të gjitha meritat pasi i dha mundësinë për të realizuar ëndrrën e tij në 'Old Trafford'.

Sport

13/11/2019 10:10

Mourinho u shkarkua nga United në fund të vitit të kaluar, pas dy viti e gjysmënë Manchester gjatë së cilës fitoi tre trofe.

56-vjeçari ka qenë i lidhur me disa punë të profilit të lartë që nga ajo kohë, më së fundmi në Arsenal, por ende është duke kërkuar për ekipin e tij të rradhës ndërsa kaloi ca kohë duke punuar në Sky Sports si një ekspert, përcjell lajmi.net.

“Ai është, në fund të fundit, një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ai supozohet të ketë një punë në një nga klubet më të mëdha. Më ka marrë malli për atë në futboll”, i tha Lindelof Aftonbladet.

“Ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe një person i shkëlqyeshëm, të cilit i kam borxh shumë. Ishte ai që më dha rastin këtu, ai që më solli në gjithçka”.

“Unë kam gjithë respektin në botë për të dhe vlerësoj gjithçka që ai ka thënë dhe bërë për mua, nga sharjet deri te përqafimi”, tha suedezi. /Lajmi.net/