Ylli i Man City përforcon mbrojtjen e Barcelonës
Barcelona vazhdon të mbetet e interesuar për transferimin e një mbrojtësi në janar.

Sport
Lëndimet e shpeshta të Samuel Umtiti, kanë detyruar drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për sjelljen e një emri për fazën e mbrojtjes në afatin kalimtar dimëror.
Pas Branislav Ivanovic të Zentit dhe Andreas Christiansen të Chelsea, në media sot është përfshirë edhe një emër tjetër.
‘Mirror’ shkruan se Barcelona po shikon mundësinë e transferimit të Vicent Kompany nga Manchester City, përcjell ‘lajmi.net’.
Kompany, kapiten i Manchester City, ka humbur shumë minuta këtë sezon me trajnerin Pep Guardiola që tani pëlqen një dyshe tjetër në qendër të mbrojtjes.
Kjo situatë mund të bëjë që edhe Kompany të pëlqejë një lëvizje drejt Spanjës, te skuadra e Barcelonës./Lajmi.net/