Ylli i madh po e dëshiron transferimin te Real Madrid

Real Madrid është shumë afër ta bëjë transferimin e parë për afatin kalimtar veror.

Sport

16/04/2019 14:52

Real Madrid po e transferon Christian Eriksenin nga Tottenham.

Ylli danez i ka bërë me dije skuadrës angleze se e dëshiron transferimin te madrilenët, përcjell lajmi.net.

Tottenham thuhet se është pajtuar me dëshirën e Eriksen, gjersa kërkon 105 milionë euro nga shitja e tij.

Real Madrid është i gatshëm që të paguajë 85 milionë euro, por që në ofertë mund të përfshihet edhe ndonjë lojtarë në formë huazimi. /Lajmi.net/