Ylli i madh i thotë ‘JO’ Juventusit

Marcelo duket se ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Merkato

23/04/2019 11:45

Marcelo është duke u kërkuar me ngulm nga Juventus, gjersa Real Madrid po refuzon shitjen e tij.

Mbrojtësi brazilian ka bërë të ditur se ai do të qëndrojë te skuadra spanjolle, duke i bërë me dije ‘Zonjës së Vjetër’ që të shikojë një tjetër opsion, përcjell lajmi.net nga Don Balon.

Marcelo do të qëndrojë te Real Madrid, duke e refuzuar njëherësh edhe ftesën e Cristiano Ronaldos që t’i bashkohet në Serie A.

Juventus tani do të shikojë një opsion tjetër, gjersa ka vënë në shitje Alex Sandron. /Lajmi.net/