Ylli i madh e do kalimin te Barcelona

Antoine Griezmann ka vendosur që të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni.

Sport

19/03/2019 23:28

Antoine Griezmann është duke e kërkuar triumfin në Ligën e Kampionëve, por që e di se me Atletico Madridin është e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.

Sulmuesi francez po e dëshiron largimin nga madrilenët, gjersa i është ofruar Barcelonës, përcjell lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Griezmann e do transferimin te katalonasit, por janë këta të fundit që ende janë duke hezituar në transferimin e tij.

Barcelona e kishte kërkuar transferimin e francezit në verën e vitit 2018, por që ai e vazhdoi kontratën me Atletico Madridin.

Katalonasit janë duke refuzuar të paguajnë një shumë të majme për transferimin e tij, andaj ende nuk ka ndonjë marrëveshje finale nëse do të ndodh transferimi. /Lajmi.net/