Ylli i madh bëhet gati të zbarkojë në San Siro

Milan është duke u përgatitur që në verë t’i bëjë disa transferime.

Merkato

18/04/2019 14:15

Milan është duket tentuar ta transferojë Florian Thauvinin nga Marseille.

Rosonerët kanë filluar bisedimet me skuadrën franceze, gjersa duhet të paguajnë 55 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Por, për ta realizuar transferimin e Thauvin, Milan duhet t’i shet së paku dy lojtarë.

Nga San Siro pritet të largohen Hakan Calhanoglu dhe Suso, në mënyrë që të realizohen edhe transferime të tjera. /Lajmi.net/