Ylli i Lyon, përforcon Realin e Zidanes

 Mesfushori i Lyon, Houssem Aouar, është identifikuar si një objetiv i Real Madridit.

Sport

12/12/2019 14:23

‘Don Balon’ raporton se ylli i Lyon, po kërkohet nga Real Madrid.

‘Blancos’ mund të finalizojnë transferimin e 21 vjeçarit që në janar, por për shërbimet e tij duhet të paguajnë 80 milionë euro.

Aouar ka kontribuar me dy gola dhe tri asistime te Lyon këtë sezon.

21 vjeçari francez është pjesë e Lyon që nga viti 2017, dhe deri më tani ka regjistruar 86 paraqitje./Lajmi.net/

YouTube player