Ylli i Liverpoolit i ofrohet Bayern Munichut
Liverpool e ka ofruar mesfushorin Gini Wijnaldum te Bayern Munich.
Sport
Me kontratën që i skadon në javët e ardhshme, gara për holandezin vazhdon të jetë e madhe, transmeton lajmi.net.
Thuhet se Koeman preferon kalimin te Barcelona, andaj edhe nuk është i hapur për të rinovuar kontratën me Liverpoolin.
Sidoqoftë, sipas AZ, kampioni i Bundesligas ka shansin të nënshkruajë me mesfushorin.
Pavarësisht, që Bayern e vlerëson lojtarin, shkaku i moshës (30 vjeç), klubi ka vendosur ta refuzojë propozimin.
Sidoqoftë, në garë për Wijnaldum pos Barcelonës mbetet dhe Inter, derisa ende s’ka asgjë vendimtare lidhur me të ardhmen e tij.
Nga ana tjetër, Bayern ka vendosur ‘sytë’ te mesfushori i Borussia Monchengladbach, Florian Neuhaus./Lajmi.net/