Ylli i Interit humbet sfidën ndaj Barcelonës për shkak të lëndimit
Interi do të jetë pa njërin prej lojtarëve kryesor për duelin ndaj Barcelonës të martën, pasi Benjamin Pavard definitivisht nuk do të luajë në këtë sfidë. Mbrojtësi francez pësoi një lëndim në javën kur u zhvillua ndeshja e parë, por nuk u rikuperua në kohë. Pavard, i cili humbi ndeshjen e parë shkaku i një…

Sport
Interi do të jetë pa njërin prej lojtarëve kryesor për duelin ndaj Barcelonës të martën, pasi Benjamin Pavard definitivisht nuk do të luajë në këtë sfidë.
Mbrojtësi francez pësoi një lëndim në javën kur u zhvillua ndeshja e parë, por nuk u rikuperua në kohë.
Megjithatë, gjatë seancës së fundit stërvitore të hënën, ai ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës dhe për këtë arsye nuk do të ftohet për ndeshjen ndaj Barcelonës.
Me shumë gjasa, ai do të zëvendësohet nga Yann Bisseck, i cili në ndeshjen e parë bëri një punë mjaft të mirë.
Bisseck ishte lojtari i vetëm që luajti titullar në ‘Montjuic’ si dhe ndaj Hellas Veronas në vikend, duke u larguar pas 69 minutash lojë.
Në anën tjetër Lautaro Martinez i cili po ashtu parashihej ta humbaste këtë ndeshje, pritet që ta nis duelin nga minuta e parë së bashku me Marcus Thuram.
Mesfushori Davide Frattesi nuk ishte stërvitur të hënën pas një goditje që kishte marrë, por pritet që të jetë në dispozicion të martën.