Ylli i Cityt impresionohet nga atmosfera e lojtarëve të Kosovës

Atmosfera e lojtarëve të Kosovës pas suksesit në Ligën e Kombeve ka impresionuar edhe yllin e Manchester Cityt, Benjamin Mendy.

Sport

21/11/2018 17:28

Kosova ka shënuar sukses historik në Ligën e Kombeve duke siguruar ‘Play Offin’.

Pas ndeshjes, lojtarët e Kosovës derisa udhëtonin në drejtim të hotelit kanë krijuar atmosferë të jashtëzakonshme në autobusin e kombëtares.

Festa, kërcimet dhe këndimet e tyre kanë impresionuar edhe yllin francez të Cityt, Benjamin Mendy.

Mendy në llogarinë e tij në Twitter, ka shpërndarë videon e festës së lojtarëve të Kosovës./Lajmi.net/