Ylli i Chelseas: Hazard do të qëndrojë me ne

Eden Hazard po vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Merkato

25/03/2019 11:54

Eden Hazard është i gatshëm që të transferohet te Real Madrid, mirëpo Chelsea po refuzon ta shet atë.

Andreas Christensen ka bërë të ditur se belgu mund të qëndrojë te skuadra londineze, përkundër dëshirës së tij që të kalojë në Santiago Bernabeu.

“Ai (Eden Hazard) është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe kjo gjë tashmë dihet”, tha fillimisht Christensen, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë me ne edhe sezonin e ri, por që në futboll mund të ndodhë gjithçka.

“Klubi e dëshiron qëndrimin e tij, andaj unë nuk mund të them më shumë rreth të ardhmes së tij.”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Chelseas. /Lajmi.net/