Ylli i Chelseas e refuzon kontratën e re, dëshiron të largohet

Chelsea pritet t’i humbet disa lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.

Merkato

18/04/2019 16:44

Olivier Giroud siç duket do të jetë lojtari i parë që do largohet nga Chelsea.

Sulmuesi francez ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën e tij edhe për një vit me skuadrën londineze, pasi dëshiron të luajë më shumë.

Giroud ka zbuluar se ai dëshiron të luajë më shumë, duke lënë të kuptohet se ai është duke e kërkuar një aventurë të re.

“Më besoni, ndihem keq sa herë që nuk luaj, thjeshtë nuk e shfaq”, deklaroi francezi, transmeton lajmi.net.

“Frustrimin duhet ta mbash brenda, për ta transformuar më pas në energji pozitive kur zbret në fushë.

“Më kanë kontaktuar disa skuadra, por nuk do i tregoj emrat. Prioriteti im mbetet Chelsea. Megjithatë, unë dua të zbavitem, jam 32-vjeç dhe kam fituar Kampionatin Botëror. Dua të tërhiqem nga futbolli i kënaqur”, shtoi më tej Giroud. /Lajmi.net/