Ylli i “Big Brother” pret gishtat me sharrë elektrike (Foto)

Fatkeqësisht një sharrë elektrike nuk mund ti rikthejë dy gishtat e humbura, por ylli i "Big Brother" në versionin italian nuk do t'ia dijë, madje shpesh ai bën edhe foto për tu argëtuar.

ShowBiz

29/01/2016 10:51

Mauro Marin i cili ishte protagonisti i edicionit të dhjetë të “Grande Fratello”, përjetoi një histori të dhimbshme. Në datën 20 janar, teksa ishte duke prerë drutë me një sharrë elektrike, ka prerë dy gishtat e dorës së tij.

I riu është transportuar në Spitalin e Castelfranco dhe më pas u transferua në spitalin “Santa Maria degli Angeli” në Pordenone, ku iu nënshtrua edhe një operacioni. Edhe pas ndërhyrjes, shpresat u shuan fare, pasi dy gishtat e mesit të dorës së dëmtuar nuk mund të rikuperohen. /albeu.com/