Ylli i Bayern Munich do të mungojë ndaj Lazios

Lazio dhe Bayern Munich do të përballen në kuadër të 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/02/2021 12:54

Bayern Munich së fundmi kanë fituar trofeun e Botërorit për Klube, duke u bërë kështu klubi i dytë që fiton gjashtë trofe brenda sezonit, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, për ndeshjen ndaj Lazios, Bavarezët do të jenë pa yllin e tyre, Serge Gnarby, i cili po rikuperohet nga lëndimi.

Reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka arritur akoma që të shënoi ndonjë gol në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por ishte një nga më meritorët për fitimin e trofeut sezonin e kaluar.

Më poshtë në video mund të shihni se si ai është duke vrapuar në fushë, por jo i gatshëm të luajë me top:

/Lajmi.net/