Ylli i Barcës erdhi me biçikletë në ‘Camp Nou’ për derbin kundër Espanyol

Barcelona po zhvillon ndeshjen e xhiros së 35-të përballë Espanyol në ‘Camp Nou’.

Sport

08/07/2020 22:55

Për të dy skuadrat kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe, me Barcelonën që po vazhdon të shpresojë për titull, dhe Espanyol, që me një këmbë ndodhet në Ligën e Dytë të Spanjës.

Para fillimit të kësaj ndeshje, mbrojtësi Gerard Pique ka marrë vëmendjen e medieve me veprimin e tij.

Ai ka ardhur në ‘Camp Nou’ me biçikletë, dhe jo me veturë, siç shohim zakonisht futbollistët./Lajmi.net/