Ylli i Barcës do të jetë zëvendësuesi i Casemiro

Mesfushori brazilian i Real Madrid, Casemiro, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigo.

Sport

12/11/2018 17:40

Lojtari u detyrua të largohet nga loja qysh në minutën e 18’ kur lëndimi ia pamundësoi vazhdimin e lojës.

Kësisoj, ai do të sjellë kokë-qarje edhe për selektorin e Brazilit, Tite, pasi do të humbasë edhe paraqitjet që pasojnë me skuadrën e Brazilit.

Sipas gazetarit Marcelo Bechler, Rafinha do të jetë zëvendësuesi i tij në listën e Brazilit, transmeton lajmi.net.

Rafinha u aktivizua mjaftë nga trajneri Valverde, pas lëndimit të Lionel Messi.

Braziliani u aktivizua madje edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që “Blaugranat” e luajtën kundër Inter. /Lajmi.net/