Ylli i Barcelonës rikthehet nga lëndimi, gati për Sevillan

Ka lajme të mira për Barcelonën para ndeshjes së rëndësishme kundër Sevillas.

Sport

25/02/2021 16:39

Skuadra e Ronald Koeman të shtunën do përballet me Sevillan në kuadër të La Liga-s, para ndeshjes së Kupës së Mbretit, ku ndeshja e parë që përfundoi me rezultat 2 – 0 në të mirë te skuadrës së Lopeteguit, transmeton lajmi.net.

Lajmi i mirë për blaugranasit është rikthimi i Ronald Araujos, ngase është shëruar nga lëndimi në gju.

Uruguaiani ishte jashtë fushës që nga lëndimi ndaj Betisit dhe humbi edhe ndeshjen e rëndësishme kundër PSG-së.

21-vjeçari ka qenë kryesori në mbrojtjen e katalunasve këtë edicion duke i zërë pozitën Clement Lenglet, ndërsa pritet që të jetë partner me Gerard Pique./Lajmi.net/