Ylli i Barcelonës: Neymar e konsideron opsionin e transferimit te Real Madrid

Neymar është shumë afër të transferohet te Real Madrid.

Sport

13/03/2019 14:03

Neymar nuk është i lumtur te PSG-ja, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, ka zbuluar së bashkëkombësi i tij e ka opsionin në tavolinë për tu transferuar te madrilenët.

“Neymar mund të transferohet te Real Madrid, pasi e ka opsionin në tavolinë”, ka zbuluar Athur për AS, transmeton lajmi.net.

“Është një vendim që duhet diskutuar me familjen.

“Unë nuk e di se çfarë do të vendos ai për të ardhmen e tij. Unë vetëm i dëshiroj shumë suksese atij çfarë do që të vendos.”, ka shtuar më tej mesfushori i Barcelonës. /Lajmi.net/