Ylli i Barcelonës i pavendosur: Gjithçka vendoset në fund të sezonit

Mesfushori i Barcelonës është shprehur i pavendosur rreth të ardhmes së tij.

Sport

15/03/2019 20:49

Andre Gomes, i cili aktualisht luan me Everton, në formë huazimi, nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

Mesfushori portugez ka thënë se gjithçka rreth të ardhmes së tij do të vendoset në fund të këtij sezoni.

“Jam duke shijuar lojën me Everton dhe po e shijoj jetën këtu, por duhet të pres deri në fund të sezonit” ka thënë Gomes, transmeton lajmi.net.

“Jam një prej njerëzve që mund të vendosi, por pasi jam akoma lojtar i Barcelonës, duhet të respektojë të gjithë” ka thënë tutje ai.

“Por, momentalisht jam i lumtur këtu” ka thënë portugezi ndër të tjerash.

Andre Gomes u huazua nga Barcelona tek Everton në start të këtij sezoni, së bashku me Lucas Digne. /Lajmi.net/