Ylli i Atletico Madridit me fjalë të mëdha për Juventusin

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez pranoi se Juventusi ishte më i mirë në të gjitha aspektet e lojës të martën mbrëma.

Sport

13/03/2019 11:14

Saul Niguez nuk ka arritur ta kuptoj se çfarë ndodhi me epërsinë e tyre nga 2 me 0, pasi Cristiano Ronaldo shënoi het-trik.

“Ne kemi humbur shumë gjëra,” tha mesfushori spanjoll pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk ishim në gjendje të kërcënojmë portierin e Juventusit. Çfarë ndodhi me ne sot nuk mund të ndodhë në 2-0 epërsi.

“Juventusi ka bërë më mirë se ne, kështu që ne duhet të bëjmë një hap përpara dhe të merremi me gjithçka që vjen në rrugën tonë.

“Në fund të fundit është ajo që meritojmë. Ata ishin më të mirë se ne. Nuk ka shumë tjetër për të thënë, ata ishin më të mirë se ne në të gjitha aspektet e lojës dhe nuk dinim të reagonim.

“Ne nuk ishim aq të zgjuar sa të duhej kur sulmuam hapësirat që lanë pas. Ne nuk u bëmë atyre probleme. “, ka shtuar më tej Saul Niguez. /Lajmi.net/