Ylli i Arsenalit do të mungojë në ndeshjen kundër Leeds

William Saliba do t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen e Premier Ligës kundër Leeds United, pasi që mbrojtësi francez po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në shpinë. Saliba ka humbur vetëm një ndeshje të Arsenalit këtë sezon, kështu duke e formuar një partneritet tejet të fortë në mbrojtjes me brazilianin, Gabriel, transmeton lajmi.net. Por, Saliba u…

Sport

01/04/2023 09:26

William Saliba do t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen e Premier Ligës kundër Leeds United, pasi që mbrojtësi francez po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në shpinë.

Saliba ka humbur vetëm një ndeshje të Arsenalit këtë sezon, kështu duke e formuar një partneritet tejet të fortë në mbrojtjes me brazilianin, Gabriel, transmeton lajmi.net.

Por, Saliba u detyrua që të largohet nga ndeshja, në humbjen e Arsenalit në Ligën e Evropës nga Sporting Lisbona, për shkak të një lëndimi në shpinë.

Saliba mungoi në ndeshjen e fundit të Arsenalit kundër Crystal Palace, të cilën ‘Topçinjtë’ e fituan me rezultat 4:1, dhe më pas u largua nga grumbullimi në Kombëtaren e Francës.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjen së nesërme me Leeds, u vërejt mungesa e William Salibas dhe Eddie Nketiah.

“William po përparon, për fat të keq ai ende ka disa shqetësime. Ai nuk do të jetë i aftë për ndeshjen e Leeds”, u shpreh Arteta.

Arsenal – Leeds United zhvillohet sot, nga ora 16:00./Lajmi.net/