Ylli i Ajax bëri iftar në fushë në ndeshjen kundër Tottenham

Edhe pse me aktivitete të ngjeshura sportive, shumë yje të futbollit agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sport

08/05/2019 22:22

Në mesin e shumë prej tyre janë edhe dyshja e Ajax, Noussair Mazraoui dhe Hakim Ziyech , të cilët janë  paraqitur kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mazraoui dhe Ziyech gjatë zhvillimit të minutës së 22’-të të ndeshjes, në kohën e përkimit me iftar, kanë marrë diçka për të ngrënë.

Mbrojtësit Mazraoui, është kapur nga kamerat gjatë ndeshjes duke bërë iftar, gjatë kohës kur po zhvillohej minuta e 22-të./Lajmi.net/